Katër persona janë arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:10, në Malishevë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/