Telegrafi

Rrahje në “Lakrishte” të Prishtinës, Policia i arreston dy persona

Foto: Ilustrim

Sot në Prishtinë dy persona janë rrahur ndërmjet vete, ndërsa pas arritjes së Policisë në vendngjarje, të dy personat janë arrestuar dhe dërguar në stacionon policor.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha Telegrafit se rrahja ka ndodhur rreth orës 14:40.

“Rreth orës 14:40 është raportuar për një rrahje në progres në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Informatës i janë përgjigjur menjëherë njësitë policore dhe me të arritur në këtë lokacion janë hasur dy persona duke u rrahur mes vete, të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme”. /Telegrafi/

 

Video: KlanKosova