Telegrafi

Rrahje në Klinë, arrestohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Pesë person janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje mes veti, me ç’rast është përdorur edhe një mjet i prehtë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:15 në fshatin Jashanicë, Klinë.

Siç thuhet në raport, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit, janë bastisur katër shtëpi prona  të  dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/