Telegrafi

Rrahje në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Një rrahje ka ndodhur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, të enjten pas mesditës, ku së paku një person ka marrë lëndime trupore.

Dyshohet se përleshja ka ndodhur mes disa nxënësve, ndërkaq Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashër” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat  që karakterizojnë rastin”, tha Borovci. /Telegrafi/