Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjilan, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete për arsye të një kontesti pronësor.
Policia bën të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Telegrafi.
“Gjatë përleshjes, është dëmtuar dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zabeli i Sahit Agës, më datën 30 gusht rreth orës 16:00./Telegrafi/