Site icon Telegrafi

Rrahje në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona të kombësisë ashkalike kanë marr lëndime të rënda trupore pasi janë përfshirë në një rrahje me tre persona tjerë të kombësisë egjiptiane.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:25, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

“Tre persona të kombësisë egjiptiane janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje me dy persona tjerë të kombësisë ashkallike, ku këta të fundit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version