Një person është arrestuar pasi dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme ka sulmuar fizikisht një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, viktima pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente Ferizaj, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/