Një person është arrestuar pasi ishte përfshirë në një rrahje.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se posedon armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar.
“Arma Ekol me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 9 mm është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/