Telegrafi

Rrahje në Drenas, arrestohen katër persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona në Drenas, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike.

Të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/