Site icon Telegrafi

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e shtunë në Gjakovë.

Siç njofton policia, dy vëllezër janë përleshur fizikisht ndërsa nëna e tyre gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.

“Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

 

Exit mobile version