Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.
Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/