Telegrafi

Rrahje mes tre personave në Malishevë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Foto: Ilustrim

Tre persona janë përleshur fizikisht ditën e shtunë në Malishevë.

Policia njofton se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë e kësaj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, përkatësisht Prizrenit. Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/