Site icon Telegrafi

Rrahje në mes të burgosurve në Dubravë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të rrahjes mes të burgosurve në qendrën korrektuese të Dubravës.

Rasti i parë ka ndodhur më 1 mars në ora 19:00, ndërkaq rasti i dytë më 2 mars në ora 14:20.

Qendra Korrektuese, Dubravë, 01.03.2023 – 19:00. Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Qendra Korrektuese, Dubravë, 02.03.2023 – 14:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Exit mobile version