Telegrafi

Rrahje mes pesë personave në Deçan

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5  persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/