Site icon Telegrafi

Rrahje mes pesë personave në Bibaj të Ferizajt – përdoret edhe thika

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje.

Ndërsa të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version