Telegrafi

Përleshje në Prishtinë pas testit të arritshmërisë, një nxënës theret me thikë

Foto: Arkiv

Një rrahje mes tre nxënësve ka ndodhur sot gjatë ditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta(thikë), ku si pasojë një i mitur ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës  14 :00, kemi marrë informatën se  lagjen Ulpiana në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton PK-ja.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/