Telegrafi

Rrahje mes nxënësve në Poklek të Drenasit – arrestohen dy të dyshuar, i treti në arrati

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se orës 08:00 ka pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.

Policia thotë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, ka identifikuar tre të dyshuar – dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, policia bën të ditur se në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, të dyshuarit L. Q, i mitur 16-vjeç dhe L.Q, po ashtu i mitur 16-vjeç, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për t’u proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. /Telegrafi/