Një grup nxënësit raportohet se janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë.
Policia njofton se lëndime trupore ka pësuar një i dyshuar dhe tri viktima.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 25.10.2022 – 18:55. Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/