Site icon Telegrafi

Rrahje mes katër personave në Prizen

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur ditën e premte në fshatin Kleçkë të Prizrenit.

Policia njofton se në rrahje janë përfshirë tre meshkuj, dhe një femër.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Janë arrestuar katër te dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjet njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Polica bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version