Telegrafi

Rrahje mes katër personave në Istog, përdoren edhe thika

Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur mes katër personave në Istog, ku gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta (thikë).

Siç njofton Policia, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse dy janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal –Pejë,  pasi që të njëjti janë përfshirë në përleshje në mes vete me mjete të forta (thikë). Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajte, ndërsa dy të tjerët janë ndalur por ende janë nën përkujdesje  mjekësore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/