Telegrafi

Rrahje mes gjashtë personave në Prizren, përdoren edhe shufra metalike

Foto: Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje mes vete janë rrahur me shufra metalike gjashtë meshkuj, ku kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësorë më pas.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Ku sipas policisë dy prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, dy të tjerë gjenden në arrati dhe dy prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është raportuar se gjashtë  të dyshuar meshkuj kosovarë,  pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.  Si dëshmi materiale është sekuestruar një shufër metalike. Dy  prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, dy gjenden në arrati, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe më vendim të prokurorit  pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur nga policia./Telegrafi/