Gjashtë persona janë përfshirë në rrahje pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku si pasojë e kësaj rrahje lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/