Site icon Telegrafi

Rrahje mes gjashtë personave në Drenas, pesë prej tyre përfunduan në spital

Foto: Arkiv

Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur ditën e hënë në Drenas.

Policia njofton se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta si thika, dhe një sëpatë, transmeton Telegrafi

“Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version