Një person (kombësia serbe) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një shtetas të Serbisë, ndërsa një tjetër është arrestuar pasi i ka thyer xhamin e lokalit (pompë derivatesh) një serbi në Zveçan.
Në rastin e parë, sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:15 në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Serbisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në rastin e dytë bëhet e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Zveçan 19.01.2024 – 09:00. Është shoqëruar i dyshuari mashkull serb kosovar, i ka thyer xhamin e lokalit (pompë derivatesh) ankuesit mashkull serb kosovar. Me vendim prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. /Telegrafi/