Telegrafi

Rrahje mes dy femrave në Rahovec

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër me shtetësi të huaj për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër, shqiptare.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec, të hënën në ora 21:30.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. /Telegrafi/