Së paku shtatë persona janë lënduar rëndë në një perleshje mes dy familjeve, që ka ndodhur sonte rrethe orës 19.00 në fshatin Sllatinë të Podujevës.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë thonë se personat e lënduar janë dërguar me katër autoambulanca në QKUK në gjendje të rëndë, raporton Radio Vizioni.
Ende nuk është bërë e ditur identiteti i të lënduarve, kurse Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje për motivin e incidentit mes dy familjeve. /Telegrafi/