Telegrafi

Rrahje mes disa vajzave të mitura në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes disa vajzave të mitura raportohet se ka ndodhur në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 5 dhjetor të këtij viti, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy prej vajzave që janë përfshirë në rrahje.

“Me datën 05.12.2022 është iniciuar rast ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy vajza të mitura”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Me vendim të Prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/