Telegrafi

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

Foto: Ilustrim/Arkiv

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se olicia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale./Telegrafi/