Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të rrahjes që kanë ndodhur në Obiliq dhe Drenas.
Sipas policisë në të dy këto raste janë përfshirë më shumë se katër persona.
Rasti i parë ka ndodhur në Obiliq rreth orës 16:40.
“Është raportuar për një rrahje me mjete të forta në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes një person mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur në Drenas rreth orës 21:02.
“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja e katër të dyshuarave meshkuj kosovarë. Si pasojë dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku njëri është liruar ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në mbikëqyrje të policisë. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/