Telegrafi

Rrahje mes disa personave në një restorant në Suharekë, tre prej tyre marrin lëndime trupore

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur ditën e mërkurë në Suharekë.

Gjatë rrahjes janë përfshirë disa persona, ndërsa tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/