Sipas një komunikate të dërguar për media nga Lëvizja Vetëvendosje, janë sulmuar dy aktivistë të VV’së në Malishevë, Bekim Gashi dhe Liman Hoti. Sipas VV’së sulmi u bë nga të afërmit e deputetit të LDK’së Salih Morina
Dëshmitarët e rastit i kishin thënë Malisheva Magazine dhe rrahja ka ndodhur pasi dy aktivistët e VV’së kanë vendosur pankarta e slogane me fotografi të Salih Morinës nëpër qytet.
Levizja Vetëvendosje përmes kësaj komunikate, dënon sulmin fizik ndaj dy aktivistëve të Qendrës së VV’së në Malishevë.
“Aktivistët tanë u sulmuan teksa po shpërndanin fletushka dhe po vendosnin posterë që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit. Për pasojë, të dy aktivistët janë në Qendrën Emergjente të Malishevës”, shkruan në komunikatë.