Telegrafi

Rrahje mes 15 personave në Prizren – përdoren mjete të mprehta e armë zjarri

Një rrahje mes 15 personave ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku gjatë përleshjes disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqyri Bytyçi tha për Telegrafin se rrahja ka ndodhur rreth orës 01:16.

“Më datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën ‘Ekrem Rexha’ ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një arme zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar”, tha ai.

Tutje, Bytyçi pohoi se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërkaq  9 të dyshuar janë ndalur në ndalim policor për 48 orë. /Telegrafi/