Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona, tre prej tyre të moshës së mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri, të martën në 16:25.
Si pasojë e rrahjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër prej tyre të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohen. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/