Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Viti, pasi kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona tjerë shqiptarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, më 3 janar, në ora 21:45, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim