Site icon Telegrafi

Rrahje masive në stacionin e autobusëve në Drenas – arrestohen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën, pasi janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Drenas.

Policia thotë se për rastin janë njoftuar rreth orës 13:00.

“Dje rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë rast nga mjete të forta (shkopinj druri, dyshohet edhe për mjete të mprehta), janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version