Telegrafi

Rrahje masive në qendër të Budapestit – gra e burra grushtojnë dhe shqelmojnë njëri-tjetrin para klubit të natës

Një rrahje masive ka ndodhur brenda një klubi të natës në Budapest të Hungarisë.

Videoja amatore e publikuar më poshtë, shfaq incidentin ku shihen disa burra dhe gra duke grushtuar dhe shqelmuar njëri-tjetrin para një klubi të natës, transmeton Telegrafi.

Në video shihen të paktën gjashtë persona duke u rrahur para klubit të natës, që gjendet në qendër të kryeqytetit hungarez.

Është interesant se një person vazhdimisht u hedh sprej pjesëmarrësve në rrahje, kurse shumë persona që ishin mbledhur inkurajonin turmën të vazhdonin rrahjen.

Nga spreji shumica prej tyre nuk arritën të ngritën në këmbë për disa momente, kurse një prej tyre ka humbur edhe vetëdijen.

Pavarësisht se rrahja masive ka ndodhur në qendër të qytetit nuk ishte ftuar policia e as autoambulanca, ndërsa është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.