Telegrafi

Rrahje masive në Prizren, theren me thikë dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasoj e një rrahje që ka ndodhur në një kafiteri në mes pesë personave.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:00 në rrugën e Kukësit, në Prizren.

Siç thuhet në raport, gjatë rrahjes është përdorur dhe një mjetë i mprehtë (thikë).

“Si pasojë e rrahjes është i therur një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me datë, 08.03.2019,  njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojnë tre (3) dyshuar, të cilët pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohen  në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/