Gjashtë persona raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:54 në fshatin Malësi e Re, në Prizren.
Tutje sipas raportit si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në rrahje. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/