Site icon Telegrafi

Rrahje masive në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, pas një përleshjeje në mes të disa personave, e cila ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për te sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“Me datën 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje ne progres ne Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version