Telegrafi

Rrahje masive në Prishtinë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, ndërsa dy prej tyre janë lënduar.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20, në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast.

“Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast”, thuhet në raport.

Tutje në raport, thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/