Site icon Telegrafi

Rrahje masive mes të miturve në stacionin e autobusëve në Suharekë, dyshohet se u përdorën armë dhe një boks i hekurit

Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje masive.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:40 në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Tutje në raport thuhet në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe boksë të metalit.

“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të mitur. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit. Është arrit të identifikohen dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version