Site icon Telegrafi

Rrahje masive mes një grupi të rinjve dhe sigurimit të një lokali në Liverpool, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të një lokali të natës në Liverpool të Anglisë, kanë filmuar rrahjen masive që ka ndodhur mes sigurimit të lokalit dhe një grupi të rinjsh që vendosin t’i qërojnë hesapet në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën Renshaw, ku shpërtheu rrahja masive mes një grupi të rinjve dhe pjesëtarëve të sigurimit, transmeton Telegrafi.

Videoja treminutëshe shfaq tre të rinj që pas një mosmarrëveshje me sigurimin, fillojnë ta godasin pandërprerë njërin prej tyre.

Pamjet e kësaj rrahje janë publikuar edhe në Facebook, ndërsa të gjithë ata që e kanë parë videon kanë pasur mendime të ndryshme.

Disa mbronin sigurimin duke pretenduar se ata thjesht po kryenin punën për të cilën paguhen, derisa një pjesë tjetër mendonin se të rinjtë kishin të drejtë në atë çfarë po bënin. /Telegrafi/

Exit mobile version