Telegrafi

Rrahje masive gjatë funeralit (Video)

Dhjetëra pjesëmarrës të një funerali janë përfshirë në një rrahje masive në oborrin e një krematoriumi në Glasgow të Skocisë.

Në një video të publikuar shihen disa persona duke u grushtuar e shqelmuar dhe njëri prej tyre sulmon edhe me bastun.

Kjo skenë është filmuar gjatë një funerali dhe nuk dihen shkaqet e rrahjes së këtyre personave.