Telegrafi

Rrahje fizike mes disa personave në shesh të Prishtinës, tre prej tyre përfundojnë në spital

Foto: Ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se rrahja ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, theksoi ai.

Borovci shtoi më tej se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Telegrafi/