Një rrahje brutale në të cilën janë përfshirë gjashtë persona, ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit.
Nga kjo rrahje ka mbetur i lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të përfshirë në rrahje janë 6 persona njëri ndër ta ka pranuar tretman mjekësor”, tha Hashani.
Ai shtoi se Policia i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast, dhe të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha tutje Hashani. /Telegrafi/