Site icon Telegrafi

Rrahja te Stacioni i Autobusëve në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Dje në stacionin e autobusëve në Pejë, Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy meshkuj duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version