Gjatë kuvendit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Raushiq të Pejës, dyshohet se ka pasur një përleshje fizike midis disa personave.
I kontaktuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibrajn, thotë se nuk ka pasur njohuri rreth këtij incidenti.
“Sa i përket gjendjes për 24 orë, tek ne nuk është raportuar për një rast të tillë. Nuk kemi qenë të njoftuar se është zhvilluar një tubim apo se ka pasur përleshje gjatë kohës kur ka ndodhur”.
Dyshohet se procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të arrestuar gjatë kësaj ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=vFchhmIlm84