Telegrafi

Rrahja në Festivalin e Birrës dhe Verës, therret me thikë një person

Mbrëmë në Festivalin e Birrës dhe Verës ka ndodhur një incident.

Disa të rinj janë përfshirë në një rrahje, ku si pasojë një nga ta është therur me thikë.

Në internet po qarkullon një video ku shihen këta të rinj teksa rrahen mes vete, ndërsa mbetet i shtrirë njëri nga ta.

Ndryshe në raportin policor 24 orësh është cekur një rast i sulmit me thikë.

“Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull K-Shqiptar kishte sulmuar me një mjet të mprehtë- thikë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhë dje rreth orës 18:00”, thuhet në raport.

Ndërsa Festivali i Birrës dhe i Verës mbahet çdo vitë mbi platon e Pallatit të Rinisë./Telegrafi/