Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin rrahjen që ka ndodhur në Deçan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka shtuar se në rrahje kanë qenë të përfshirë katër persona, ku dy preh tyre janë lënduar.
“Rreth orës 15:20 policia ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan. Në rrahje kanë qenë të përfshirë katër persona, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se njëri nga të lënduarit është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq personit tjetër i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-në në Deçan.
Gashi bëri të ditur gjithashtu se dy personat e tjerë janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar në stacionin policor./Telegrafi/