Telegrafi

Rrahja mes familjarëve në Shtime, vdes njëri nga të lënduarit – policia arreston djalin e viktimës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë njëri nga persona që para disa ditësh ishte i përfshirë në një rrahje në Shtime.

Rrahje mes familjarëve kishte ndodhur më 19 maj, ndërsa të shtunën ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit, transmeton Telegrafi.

“Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se lidhur me rastin, ka arrestuar djalin e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, bëhet e ditur në raport të policisë.

Ndryshe, policia kishte njoftuar se rrahje kishte ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime, ku tre persona kishin pësuar lëndime./Telegrafi/